LAJMI I FUNDIT:

Verona 1-2 Inter, notat e lojtarëve

Verona 1-2 Inter, notat e lojtarëve

Interi ka fituar në udhëtim te Hellas Verona me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar serinë pozitive, duke arritur edhe fitoren e shtatë radhazi në kampionat dhe duke u bërë lider momentalisht në tabelë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ivan Ilic (63’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Lautaro Martinez (52’) dhe Milan Skriniar (69’).

Interi merr fitoren e shtatë radhazi, triumfon te Verona dhe bëhet lider i Serie A
Lexo po ashtu Interi merr fitoren e shtatë radhazi, triumfon te Verona dhe bëhet lider i Serie A

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, i cili pas paraqitjes së mirë dhe një asistimi u notua me 8.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin Samir Handanovic që pas gabimit amatoresk u vlerësua me notë 5.4.

Verona:

Inter:

/Telegrafi/