LAJMI I FUNDIT:

Veron: Interi meriton të fitojë tre trofetë në Itali

Veron: Interi meriton të fitojë tre trofetë në Itali

Ish-mesfushori i Interit, Juan Sebastian Veron ka thënë se Nerazzurrët kanë një avantazh të lehtë në garën për titull në Serie A dhe vlerëson lartët Lautaro Martinez, Joaquin Correa dhe Marcelo Brozovic.

Ish-reprezentuesi argjentinas kaloi dy sezone në Inter, duke shënuar katër gola në 74 paraqitje. Ai ishte gjithashtu një shok skuadre i Simone Inzaghit në Lazio midis viteve 1999 dhe 2001.


“Skuadra e Simones ka kaluar nëpër periudha të vështira, por është kthyer në rrugën e duhur tani”, ka thënë fillimisht Veron për La Gazzetta dello Sport.

“Ata kanë fituar tashmë Superkupën, kanë arritur në finalen e Kupës së Italisë dhe kanë një avantazh të lehtë ndaj Milanit në Serie A”.

“Nëse fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura, do të bëhen kampionë. Ata nuk varen nga të tjerët dhe është shumë mirë”.

“Sigurisht, ata mund ta ndiejnë presionin, por do të duhet ta përballojnë atë. Gjithmonë është më mirë të jesh përpara sesa prapa”.

“Ata janë konkretë dhe përpiqen të dominojnë ndeshjet me pasime të shpejta dhe vertikale dhe duke krijuar përparësi numerike në krah. Futbolli ka të bëjë me rezultatin”.

“Pashë asistimin spektakolar të Correas kundër Milanit. Unë kam një dobësi për të. E ndihmova kur ishte i ri dhe shpresoj që të ketë një karrierë të shkëlqyer.

“Lautaro është tashmë kampion, njëlloj si Marcelo Brozovic. E keni vënë re personalitetin e tij? Ky ekip mund të fitojë tripletën e brendshme dhe do ta meritonte atë”, përfundoi legjenda argjentinase. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori