LAJMI I FUNDIT:

Verifikimi i detajuar i ambasadorëve, një proces i domosdoshëm

Verifikimi i detajuar i ambasadorëve, një proces i domosdoshëm

Pas raportimeve për përfshirjen e mundshme në një skandal financiar të ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, po kërkohet një verifikim më i hollësishëm i atyre që do të jenë imazhi i shtetit në botë.

Një fushatë shkarkimesh të diplomatëve ishte ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës muaj më parë. Diplomatët e shkarkuar u zëvendësuan me të rinj.


Mirëpo, njëri nga diplomatët emëruar nga Qeveria Kurti ktheu vëmendjen te një proces shumë i rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Martin Berishajn, i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Pasi ky rast ndodhi, vëmendja është kthyer të verifikimi i diplomatëve.

Ambasadorët politikë si Martin Berishaj rekomandohet t’i nënshtrohen llupës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Janë disa pjesë që përcaktojnë kriteret në Ligji për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë.

Pos të dhënave për përgatitjen intelektuale dhe aktivitetin politik, kërkohen edhe të dhëna financiare në lidhje me borxhet apo detyrimet që ka kandidati për ambasador.

Për këtë çështje ka komentuar edhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri.

Ai e konsideron të domosdoshëm verifikimin e diplomatëve që përfaqësojnë shtetin.

“Ata duhet të kenë një verifikim nga propozuesi. Kush është, përgatitja profesionale, dinjiteti, cila është prapavija politike ose shoqërore për ta mbrojtur Kosovën në shtetin pritës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Nait Hasani.

Sipas profesorit Përparim Gruda, raste të tilla kanë ndikim në anëtarësimin e shtetit në organizata ndërkombëtare.

“Këto raste kanë implikime në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare sidomos atyre të sigurisë, Interpol e Europol, pasi kjo në radhë të parë është çështje e sigurisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zyrtari i LDK-së, Valon Murtezaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, duhet të jetë e shpejtë dhe ta sqarojë rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Tash janë bërë disa ditë dhe ju takon udhëheqësve dhe ambasadorit të japin sqarimet e duhura, nëse situata është e qartë dhe gjërat janë në rregull atëherë prapë ju takon që të sqarohen”, ka thënë ai.

Murtezaj shtoi, se duhet të ketë një balancë mes ruajtjes së individit dhe imazhit të shtetit, sipas tij duhet të mbizotëroj interesi madhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori