LAJMI I FUNDIT:

Verë e përgjakshme në rrugët e Kosovës, për dy javë shtatë viktima në komunikacion

Verë e përgjakshme në rrugët e Kosovës, për dy javë shtatë viktima në komunikacion

Pavarësisht thirrjeve dhe fushatave të vazhdueshme të institucioneve të Kosovës, në respektimin e rregullave dhe vozitje të kujdeshme në komunikacion, numri i aksidenteve rrugore me fatalitet në rrugët tona vazhdon të mbetet shumë i lartë.

Në pjesën e parë të muajit korrik në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 7 kosovarë. Kështu bëhet e ditur nga të dhënat e Policisë së Kosovës.


Numri i aksidenteve, të cilësuara me lëndime, për 15 ditë, ka shkuar në 264, duke lënë të lënduar 490 persona.

Ndërsa, numri i aksidenteve, të cilësuara më dëme materiale është 356 sosh.

Numri i përgjithshëm i aksidenteve në pjesën e parë të korrikut ka shkuar në 623, me një numër të tiketave të shqiptuara. që arrinë shifrën 18,090, raporton Telegrafi.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), përmes një komunikate për media, ditë më parë ka shprehur shqetësimin lidhur me numrin e madh të aksidenteve në trafik.

IKSHP përmes një njoftimi për media referuar statistikave të Policisë së Kosovës thekson se vetëm në periudhën janar-qershor të këtij viti 60 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe 5,629 persona janë lënduar lehtë e rëndë.

Vetëm gjatë muajit maj 2018 në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur 1,176 aksidente, 9 prej tyre kanë qenë fatale me 11 persona të vdekur. Gjithashtu kanë ndodhur 660 aksidente me dëme, 506 aksidente me 974 persona të lënduar.

Në vitin 2017 kanë ndodhur gjithsej 17,695 aksidente me 122 aksidente fatale dhe 137 persona të vdekur. Brenda këtij viti Policia e Kosovës ka shqiptuar 396,924 tiketa për kundërvajtje në komunikacion.

Ditë më parë ka ndodhur një aksident shumë i rëndë, i cili ka tronditur tërë opinionin kosovar.

Pesë persona kishin mbetur të vdekur në një aksident trafiku në rrugën Duhël – Suharekë. Të gjithë anëtarë të një familjeje, kur automjeti i tyre aksidentalisht u përplas me një autobus./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori