LAJMI I FUNDIT:

Verë, birrë apo pije e fortë? Lloje të ndryshme të alkoolit ndikojnë në mënyra të ndryshme në emocionet tona

Verë, birrë apo pije e fortë? Lloje të ndryshme të alkoolit ndikojnë në mënyra të ndryshme në emocionet tona

Të gjitha pijet alkoolike kanë anën e shndritshme apo të errët, ndërkaq më e rëndësishmja është masa që alkooli të mos ndikojë në jetën tonë.

Hulumtimi, të cilin e kanë bërë bashkërisht universiteti Bangor dhe ai i Londrës King’s College, ka treguar që çdo pije alkoolike ka ndikim të ndryshëm në emocionet tona – rakia dhe pijet e tjera të forta na bëjnë më agresivë, ndërkaq vera na relakson.

Hulumtimi është bërë online, ndërkaq të intervistuarit kanë qenë anonimë. Në hulumtim kanë marrë pjesë 30.000 njerëz të moshës nga 18 deri në 34 vjeç nga më shumë se 21 shtete.

Të gjithë të intervistuarit janë pajtuar me një gjë – llojet e ndryshme të alkoolit ndikojnë në mënyra të ndryshme tek ata, transmeton Telegrafi.

Vera e zezë dhe birra relaksojnë – madje 52,8 për qind e të intervistuarve janë përgjigjur që vera e zezë i relakson, mirëpo pothuajse e njëjta përqindje këtë gjë e ka konfirmuar për birrën.

Mirëpo, vera e zezë ka edhe një efekt të keq psikik – na bën të pikëlluar dhe letargjikë. 60 për qind e të intervistuarve kanë thënë që disa gota verë të zezë i lodhin dhe i vënë në gjumë.

Nga ana tjetër, pijet e forta ngrenë vetëbesimin dhe energjinë te më shumë se gjysma e të intervistuarve, ndërkaq më shumë se 40 për qind e tyre kanë pranuar që pas konsumimit të pijeve të forta ndihen më shumë seksi.

Mirëpo, ana e errët e pijeve të forta do të errësojë anën e shndritshme. Në të vërtetë, ky lloj alkooli nxit te konsumuesit ndjenjën e hidhërimit, zemërimit dhe shqetësimit dhe shkakton sjellje agresive.

Derisa te femrat pas konsumimit të pijeve alkoolike do të jetë më e shfaqur gjendja emocionale, te meshkujt kjo shfaq agresion.

“Njerëzit pinë për arsye të ndryshme – të ndiejnë vetëbesim dhe relaksim, mirëpo patjetër duhet të jenë të vetëdijshëm edhe për pasojat negative”, ka thënë njëri ndër autorët e studimit, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën shkencore BMJ Open, Marc Belli. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori