LAJMI I FUNDIT:

Vera shumë e nxehtë edhe për trajnerë – 10 trajnerët e papunë që mund të rehatohen në afatin kalimtar

Vera shumë e nxehtë edhe për trajnerë – 10 trajnerët e papunë që mund të rehatohen në afatin kalimtar

Afati kalimtar i transferimeve gjithmonë është interesant në verë, por ky që po vjen mund t’i këtë trajnerët në qendër të kësaj ngjarje. 

Klubet angleze njihen për investimet e mëdha në trajnerë, por që nuk kanë edhe shumë qetësi kur vijë puna për t’i larguar.


Leicester City e dëshmoi këtë para dy viteve, ndërsa njëjtë pritet ta pësojë edhe Antonio Conte me Chelsean.

Antonio Conte (Getty Images)

Kjo pasi klubi ka dal jashtë garës në Evropë, por edhe në kampionat, ndërsa trajner italian nuk i ka raportet e mira me gjysmën e klubit.

Por nuk do të jetë fundi i botës për Conten, pasi ai mund të përfundojë te Paris Saint-Germain.

Një emër tjetër që kërkohet nga klubet është edhe Thomas Tuchel, ku ish trajneri i Borussia Dortmund, refuzoi ofertën e Bayern Munich para disa javësh.

Thomas Tuchel u shkarkua këtë vit nga Borussia Dortmund

Raportimet rriten për një kalim të tij të mundshëm në Angli, pikërisht në vend të Arsene Wenger te Arsenali, por edhe francezët mbeten të interesuar për të.

Bayern e kërkoi Tuchelin, për një vit e gjysmë, por që në fund u desh të vendonin për Jupp Heynckesin që erdhi në mes të sezonit.

Për një trajner të ri në kërkim janë edhe ‘milionerët’ e Bundesligës, pasi Peter Stoeger mbetet pa kontratë me Borussia Dortmund në fund të sezonit

PSG mbetet klubi më i nxehtë, pasi për një vend në këtë klub janë në garë, Tuchel, Carlo Ancelotti, Luis Enrique, që i bëjnë konkurrencë Conte.

Carlo Ancelotti. (Photo by Suhaimi Abdullah/Getty Images for ICC)

Por në anën tjetër Carlo Ancelotti dhe Luis Enrique, kanë qenë të lidhur po ashtu e klube të Ligës Premier.

Marca ka zgjedhur 10 trajnerë të papunë, që mund të jenë interesant për klubet që kërkojnë ndryshim gjatë verës. /Telegrafi/

Dhejtë trajnerë të njohur që janë aktualisht pa punë

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori