LAJMI I FUNDIT:

Veprimtari Jim Xhema: Edukimi është esencial për çdo vend – kemi arritur shumë, po udhëtimi është i gjatë

Veprimtari Jim Xhema: Edukimi është esencial për çdo vend – kemi arritur shumë, po udhëtimi është i gjatë

Universiteti për Biznes dhe Teknologji sot ka organizuar konferencën “Kosova dhe Urbanizmi i Ri: Qëndrueshmëria, Inovacioni, Teknologjia, Qëndrueshmëria dhe Investimet”, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qytetet dhe ambientet në të cilat jetojmë janë produkt konkret i mendjes dhe dorës së njeriut.


Ai tha se urbanizmi i ri me premisat e tij për të ndërtuar qytete më funksionale dhe me më shumë vlera është ndër përpjekjet bashkëkohore.

“Urbanizmi i ri me premisat e tij për të ndërtuar qytete më funksionale dhe me më shumë vlera estetike, është ndër përpjekjet bashkëkohore për të ndërtuar qytete që kanë në qendër të vëmendjes njeriun dhe natyrën. Kështu bashkë e jo në kurriz të njëra tjetrës”, tha Kurti.

Ai bëri të ditur se kanë kompletuar data bazën kombëtare, ndërsa synojnë që deri në fund të vitit 2024 të gjitha komunat t’i kenë të përfunduara data-bazat gjeo-hapësinore lokale, për të cilin qëllim janë ndarë 400 mijë euro.

Kurti bëri të ditur se aktualisht janë duke punuar në hartat e rrezikshmërisë nga përmbytjet.

“Përveç projektit ambicioz për hekurudhën Durrës-Prizren dhe ndërtimit të Portit të thatë të Durrësit në Prishtinë, rrugës Prizren-Tetovë dhe asaj Pejë-Rozhajë jemi të vendosur të përfundojmë edhe projektet tjera madhore brenda Kosovës.

Me mbi 60 milionë euro të ndara për vitin 2023 synojmë të vazhdojnë punimet e t’i përfundojmë pjesën më të madhe të tyre… në autostradën e  Gjilanit, rrugën Prishtinë- Podujevë, Dollc-Gjakovë, Kijevë-Zahaq dhe Prishtinë-Mitrovicë…

I gjithë ky investim do të ketë një ndikim direkt në lehtësimin e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave dhe rrjedhimisht në zhvillimin e qëndrueshëm”, tha kreu i ekzekutivit.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe veprimtari Jim Xhema, ndërsa Kurti theksoi se Kosova i ka borxh veprimtarit Xhema për kontributin e tij.

“Ka punuar tejet shumë, e për të cilin është folur tejet pak, prandaj i kemi shumë borxh…”, tha Kurti.

Ndërsa, veprimtari Jim Xhema ka thënë se edukimi është esencial për çdo vend që të ketë sukses për të përballuar ardhmërinë.

“Është imperativ që ju të merrni studimet shumë seriozisht, pa ju dhe gjeneratën që tani rritet në Kosovë ne do të jemi në situatë të vështirë që të zëvendësojmë gjeneratat e vjetra. Unë personalisht do të qëndroj i kyçur këtu me ju dhe të themeloj fonde personalisht dhe nga shokët e mi që të sigurohemi që ne i arrijmë qëllimet së bashku. Ne kemi arrit shumë, por udhëtimi juaj është i gjatë”, ka thënë ai para të pranishmëve, raporton KP.

E rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi theksoi se diaspora nuk është vetëm kontribuues financiar, por model i urbanizmit modern.

“Këto praktika të mira duam sot t’i debatojmë. Diaspora nuk është vetëm kontribuues financiar, por model i urbanizmit modern. Sot kemi kompani shumë të njohura të cilat kanë një lidership të fortë. Jim Xhema përveç konceptit patriotik, ka edhe një rol modern të ndërmarrësit”, ka thënë ai. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori