Një portret i ri i Jezu Krishtit ka ofenduar disa pjesë të shoqërisë spanjolle – por, artistët nuk kanë qenë kurrë të ndrojtur për mënyrën se si ai është përshkruar.
Nga: Ben Lawrence / The Telegraph (titulli origjinal: Why all the fuss about homoerotic Jesus? Artists have always made him sexy)
Përkthimi: Telegrafi.com
Këtë javë u shqetësuan shtresat më konservatore të shoqërisë spanjolle. Për Javën e Pashkëve në Sevilje, artisti Salustiano García ka realizuar një portret të Jezu Krishtit të cilin kritikët e kanë përshkruar si të “zhburrëruar” – një fjalë që nuk e kisha dëgjuar për rreth 25 vjet. Portreti i Garcías nuk është aq i tmerrshëm: një model i Calvin Klein-it, një mesia në sfond të kuqërremtë, me një leckë të rrudhur që mbulon gjenitalet e tij. Megjithatë, kritika ka – mirë, ju mund të thoni “anakronike”, po të mos ishte për faktin se kritikat do të ishin ndier si anakronike më 1450.
Sepse, përshkrimet artistike të Jezu Krishtit, që nga Renesanca, bënin gabimet që shkonin kah tronditja. Në fillim, të ndikuar nga idetë neoklasike dhe, si rrjedhojë, duke e vlerësuar artin e lashtë grek me gjithë lakuriqësinë e tij të lavdishme, artistët u përpoqën ta bënin Jezusin një figurë me muskuj dhe gjymtyrë të tendosura – dikush për ta adhuruar, por dikush edhe për ta objektivizuar. Lista e shembujve mund të jetë e pafund. Merreni si shembull Krishtin e ngjallur (1521) të Michelangelos, i cili shfaq një Jezus të zhveshur që mban kryqin ashtu siç gladiatori i ditëve moderne mban shkopin pugil.
Ose Caravaggio, një nga artistët më të famshëm homoseksualë në histori, Mosbesimi i Shën Thomait (c1601-2) i të cilit shfaq apostullin dyshues duke futur gishtin në mishin e Krishtit. Piktura ekziston në dy versione: në atë që tani njihet si “sekulare”, ku ju mund të shihni kofshën e ekspozuar të Jezusit, megjithëse edhe interpretimi “kishtar” është i tillë që hedh dritë në mënyrën ku fiziku i tij dominon veprën. (Dhe, interpretimi i plagëve të Krishtit si simbole gjenitale është një nga më të vjetrit në historinë e artit.)
Nuk është vetëm Jezusi ai që i nënshtrohet interpretimit homoerotik. Gjon Pagëzori i Leonardos (1513) është ashiqare sugjestionues, me një buzëqeshje të ndrojtur dhe gishtin drejtuar lart. Kur e dini se ai ishte Gian Giacomo Caprotti, i dashuri i Leonardos, intimiteti midis artistit dhe subjektit bëhet i qartë dhe shikuesi modern mund të pyesë veten se te cila Parajsë, saktësisht, Gjoni po e drejton gishtin. Pastaj është Shën Sebastiani i portretizuar nga Guido Reni si një kalama me flokët kaçurrela, si mishërues i dëshirës së të gjithë homoseksualëve – që nga TS Eliot te Pet Shop Boys.
E kuptoj se shumë nga ato që po përshkruaj janë çështje interpretimi; se në kohët më të devotshme shumë shikues do të kishin parë përshkrimin e kofshëve të Jezusit nga Michelangelo dhe nuk do ta kishin pështyrë. Megjithatë, lidhja midis adhurimit shpirtëror dhe fizik është trajtuar në heshtje.
Dhe, duke pasur parasysh polemikat që ka shkaktuar përshkrimi i Garcias midis katolikëve spanjollë, vlen të përmendet se katolikët pjesërisht duhet të fajësohen, ose të falënderohen, për objektivizimin e Jezusit. Nëse analizojmë kundërreformimin katolik, është e qartë se shtytja e Kishës për përfaqësime artistike të Krishtit, me qëllim të frymëzimit të përkushtimit përballë protestantizmit, çoi në fetishizimin që shërbeu për të çimentuar idealet e Renesancës për trupin mashkullor. Mendoni për Velázquezin, Krishti i soditur përmes shpirtit të krishterë (c1628-9) i të cilit e përshkruan një figurë të torturuar, të rraskapitur që, me sa duket, mendon për besimin e vet. Po, ai është në mundime, por gjithashtu duket sensualisht i ngarkuar – intensiteti i shikimit të tij mashtron shikuesin e ndjeshëm.
Në fakt, edhe paskryqëzimi i Krishtit shpeshherë është mbushur me fuqi erotike. Krishti i vdekur mbi gjunjët e Virgjëreshës mëshiruese i Charles LeBrunit (1645), e paraqet trupin e tij të pajetë, të lëshuar, atë ton muskulor shumë të rëndësishëm dhe ende të paprekur. Natyrisht, ekziston një lidhje e qartë midis seksit dhe vdekjes: Freudi na tha shumëçka, se shtytja jonë drejt vdekjes, megjithëse është e kundërta polare e aktivitetit riprodhues të seksit, është e lidhur me të njëjtat prirje kompulsive. Në një epokë më të shtypur zyrtarisht, siç ishte baroku, ishte joshëse të shihje pikturat e tilla si shkarkim për dëshirat e ndaluara.
U desh represioni i Anglisë viktoriane që të lejojë që Jezusi të jetë diçka tjetër – t’i mbërthente përsëri rrobat dhe të deseksualizohej. Para-Rafaelitët këtë e bënë me të gjithë, por përshkrimet e tyre të Jezusit janë veçanërisht të habitshme kur merrni parasysh atë që kishte ndodhur më parë. Drita e botës e William Holman Huntit (c1851-3), ndoshta piktura më e madhe e epokës, e ka paraqitur Jezusin me një dritë rreth kokës që ka për qëllim të përfaqësojë shpëtimin – një preokupim shumë viktorian përkitazi me veprimin e mirë. Megjithatë, gjithmonë e kam parë Jezusin e Huntit si të frikshëm, një portier që i drejton sytë me ngulm te ti dhe ti e merr parasysh gjykimin e tij për veprimet tua.
Sot, në një epokë laike, Jezusi mund të jetë çdo gjë për artistët, seksual apo ndryshe, megjithëse në mënyrë të parashikueshme është gjithmonë seksualizimi ai që shkakton bujë. Krishti në shurrë (1987), fotografia e diskutueshme nga Andres Serrano që tregon një Jezus të kryqëzuar të zhytur në një rezervuar me urinën e artistit, e çon fetishizimin në ekstrem me idenë se Jezusi është në mëshirën e lëngjeve trupore të dikujt (pavarësisht deklaratës së artistit se bëhet fjalë për të treguar vuajtjen e skajshme të Krishtit).
Prandaj, që nga Lufta e Dytë Botërore, e kemi pasur një Jesus BDSM [bondage, discipline, dominance, submission], duke e veshur Jezusin me rrobat e gjinisë së kundërt apo si motoçiklist homoseksual. Në epokën tonë të konsumit masiv, është ikonë kulturore e ripërdorshme, e përshtatshme për çdo rast. Në fakt, tani ka spekulime mbi seksualitetin e tij historik. Derisa beqaria e Jezusit dikur u pranua, madje u çmua, teoritë e skajshme që atëherë janë futur në rrjedhën kryesore të debatit. Në një botë ku ne jemi të gjithë psikologë në kolltukë, debati mund të ndizet nëse Jezusi në të vërtetë ishte homoseksual.
Për shkak të gjithë kësaj, debati aktual në Sevilje duket pak i çuditshëm. Ndonëse nuk do të doja të fyej besimin e askujt – në fakt, e admiroj sinqeritetin e zemërimit konservator – mendoj se, pavarësisht bindjeve tona personale, mund të mësojmë shumë nga veprat e tilla si ajo e Garcias. Përgjatë shekujve, përjetësimi i imazhit të Jezusit, shpeshherë i shoqëruar me shprehjen subversive të ndjenjave që zakonet bashkëkohore mund të mos i pranojnë, është pikërisht ajo që e ka lejuar atë imazh të rezistojë – dhe interpretimet tona, homoerotike ose jo, do të jenë gjithmonë të rëndësishme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQytetërimi më i vjetër në botë!
Kush e vrau Ismail Qemalin?
Kryevepra që u bë model imitimi
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Perandorët ilirë të Bizantit
Në vend te lirisë, turmat preferojnë barazinë në robëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?