Vepra e Dautit: Një libër i rëndësishëm për historinë dhe diplomacinë
Daut Dauti me librin e tij “Çështja Shqiptare në Diplomacinë Britanike 1877-1880” na e sjell këtë vepër në fillim të shekullit XXI, ndonëse trajton katër vitet vendimtare diplomatike për “çështjen lindore” të fundit të shekullit XIX.
Dhe, në fillim të shekullit XXI, çështja shqiptare rikthehet sërish në gjeopolitikën evropiane, si pasojë e po asaj çështje te pazgjidhur lindore të shekullit XIX. Edhe në fillim të këtij shekulli, Ballkanin, ende po e rëndon hija e dendur e historisë. Apo, nëse do e parafrazonim Churchillin: “Kjo gjeografi kaq e vogël, nuk mundi të tretë një histori aq të madhe”.
Historia ishte dhe mbeti një, pa marrë parasysh tentimet për rishkrimin e saj gjeografik. Kufijtë ndërroheshin dhe ata pastaj (nga kongreset evropiane), fiksoheshin siç proklamohej si: “Të pandryshueshëm”. Por, as kufijtë, sikur edhe asgjë tjetër në këtë botë, nuk janë të përhershëm.
Historia e vjetër zëvendësohej nga gjeografia e re. Mirëpo, gjeografitë e reja nuk mund të shlyenin faktet e vjetra historike. Populli që ka jetuar bashkë me shekuj, ndodhte që përkohësisht edhe të ndahej gjeografikisht, por gjeografitë e reja nuk mund ta zhbënin tërë një popull. Në rastin e shqiptarëve të Ballkanit, kjo provohet bindshëm, me faktin se edhe sot, sikur ne fund te shekullit XIX, shqiptarët, kufizohen me vetveten.
Libri më i ri i Daut Dautit është pikërisht një kontribut i çmuar kërkimor i autorit, për të ndriçuar faktet historike që i paraprinë mbetjes për mbi një shekull të çështjes shqiptare- si çështje ende e pazgjidhur. Duke hulumtuar arkivat e Foreign Office-it, Parlamentit dhe Bibliotekës Britanike, Dauti ofron përgjigje kompetente, për periudhën kyç që vendosi fatin e shqiptarëve: atë të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, por edhe në vigjilje të Kongresit të Berlinit.
Libri në fjalë nuk është vetëm kontribut për historiografinë dhe diplomacinë, por po aq edhe për studiuesit e gjeopolitikës dhe jo vetëm thjesht një përmbledhje dokumentesh diplomatike, por po aq edhe një reflektim analitik i autorit për vitet vendimtare kur vendosej harta e re politike evropiane.
Dokumentet diplomatike britanike, të hulumtuara dhe analizuara nga Dauti, hedhin dritë mbi vitet vendimtare të hartimit të gjeopolitikës së re evropiane. Me kujdes janë paraqitur momentet e marrjes së vendimeve diplomatike nga Britania e Madhe dhe Fuqitë e Mëdha për shqiptarët dhe tokat e tyre. Duke ofruar fakte për zhvillimin e ngjarjeve autori na njofton edhe me situatën e atëhershme që mbretëronte në terë Ballkanin në relacion me Fuqitë e Mëdha duke mos e përjashtuar Perandorinë Otomane.
Ky libër voluminoz, i pajisur edhe me harta dhe dokumente tjera ilustruese, është një udhëtim në histori duke filluar nga fushëbetejat e shqiptarëve për mbrojtjen e vendit të tyre e deri te korridoret e kongreseve evropiane ku prapa perdeve merreshin vendime që do ta vulosnin ardhmëninë e Ballkanit. Në detaje të hollësishme për herë të parë shohim se si janë zhvilluar ngjarjet vendimtare dhe si janë trajtuar ato nga kancelaritë e Fuqive të Mëdha gjatë marrjes së vendimeve që vulosën fatin e shqiptarëve dhe trojeve të tyre. Dauti, me saktësi të madhe i ofron lexuesit një pasqyrë të qartë të këtyre momenteve të rëndësishme në historinë tonë dhe në atë të diplomacisë evropiane.
Autori, duke sistematizuar një mori dokumentesh diplomatike të Britanisë së Madhe, (për vetëm këto katër vite vendimtare për të ardhmen e Ballkanit), ofron përgjigje në shumë të panjohura deri më sot, sidomos: pse Ballkani, mbeti peng i hartuesve të atëhershëm të kufijve?
Ajo që pasoi pas këtij Kongresi evropian, jo që nuk e kishte zgjidhur çështjen lindore, por plotë një shekull kishte prodhuar luftëra ciklike të vazhdueshme, që nga dy të ashtuquajturat lufta ballkanike, Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe luftërat ndëretnike në ish Jugosllavi.
Periudha e hulumtuar nga Dauti jep përgjigje të qartë: pse në Ballkan, ishte ky një shekull i luftërave ciklike dhe pse i kufijve të rinj shtetëror, por edhe i tragjedive të vjetra njerëzore. Prandaj, nga ky libër nuk përfitojnë vetëm lexuesit por edhe historianët dhe diplomatët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën