LAJMI I FUNDIT:

Vendosja e taksës nga Bullgaria do të shtrenjtojë gazin dhe rrymën në Maqedoni

Vendosja e taksës nga Bullgaria do të shtrenjtojë gazin dhe rrymën në Maqedoni

Maqedonia nuk do të heqë dorë nga kërkesat e saj për lirimin e kapaciteteve të gazit, tha kryeministri Kovaçevski. Ai nuk përjashton mundësinë e kërkimit të drejtësisë në gjykatat ndërkombëtare.

Ai shtoi se me taksën e vendosur nga Bullgaria jo vetëm që do të shtrenjtohet ngrohja, por edhe rryma do të shtrenjtohet për 20 për qind.


“Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesa për lirimin e kapaciteteve dhe nuk do të heqim dorë nga kërkesa që të zhvlerësohet taksa, sepse është një taksë e vendosur në mënyrë të padrejtë që nuk ka të bëjë me parimet e tregut dhe që nuk ka asgjë të përbashkët me direktivat e BE-së. Dhe nëse është e nevojshme do ta bëjmë edhe para gjykatave ndërkombëtare”, tha Kovaçevski.

Zv. kryeministri Bytyqi shpjegoi se kërkojnë që Bullgaria të lirojë gazsjellësin nga ky qira, në mënyrë që energjia të futet në vend përmes burimeve të tjera, me çka do të shmanget taksa.

“Vitin e kaluar kemi arritur të lëshojmë rreth 180 milionë metër kub normal, por konsumi ynë është 400 milionë, ndaj kërkojmë që të lirohen sasitë që të furnizohemi nga burime të tjera, pasi për këto 180 milionë i furnizojmë me. Gazi i Azerbajxhanit dhe me gaz që vjen nga SHBA”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Më 13 tetor, Bullgaria vendosi një taksë për transitin e gazit rus përmes territorit të saj në shumën prej 10 euro për megavat orë, nga e cila pret të ardhura vjetore prej gati 1.2 miliardë euro./Telegrafi/