LAJMI I FUNDIT:

Vendosja e taksës ndaj produkteve serbe, rrit importin nga Shqipëria për 40%

Vendosja e taksës ndaj produkteve serbe, rrit importin nga Shqipëria për 40%

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, si dhe bllokimi i rrugës Prishtinë – Shkup për qarkullimin e mjeteve dhe mallrave, ka bërë që eksportet nga Shqipëria drejt Kosovës për muajin Nëntor të rriten më shumë se 40 për qind.

Sipas të dhënave të fundit që ka publikuar Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë, i bie se eksporti i mallrave nga Shqipëria drejt Kosovës është rritur në 33 mijë ton, që në vlerë monetare i bie rreth 7 milionë dollarë më shumë eksporte për muajin Nëntor të këtij viti duke e krahasuar me vitin e kaluar të 2017, njofton metro.


Dy produktet që kanë shënuar rritjen më të mëdha të eksportit nga Shqipëria drejt Kosovës janë mielli dhe materialet e ndërtimit, kështu sot ka njoftuar kryetari i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka.

Bizneset shqiptare kanë kërkuara nga dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, që të heqin barrierat tregtare dhe të i shërbejnë rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Ndërkaq, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnbic, ka deklaruar ditë më parë se vendi i saj humb rreth 42 milionë euro në muaj për shkak të tarifave shtesë që Prishtina ka prezantuar për produktet serbe.

Por, derisa shqetësim në Serbi është humbja ekonomike rreth 500 milionë euro në vit nga eksporti kundrejt Kosovës, në Kosovë shqetësim mbetet ngritja e çmimeve.

Buka nga 30 centë është shtrenjtuar në 40 centë, pasi Kosova furnizimin kryesor me miell e bën nga Serbia.