LAJMI I FUNDIT:

Vendosja e reciprocitetit për targa, reagon BE-ja: Të ulen tensionet në veri të Kosovës

Vendosja e reciprocitetit për targa, reagon BE-ja: Të ulen tensionet në veri të Kosovës

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ndërmarrin masa për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës.

Thirrja vjen në ditën kur Kosova nisi të zbatojë masa reciprociteti në targat e makinave nga Serbia.


Derisa në vendkalimin kufitar të Merdares procesi u zhvillua në mënyrë të rregullt, në vendkalimet në veriun me shumicë serbe ka protesta kundër vendimit.

Serbët lokalë në veri bllokuan rrugët, ndërsa njësitë speciale të Policisë së Kosovës ndodhen në vendngjarje.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në krijimin e një atmosfere që do të ndihmonte lirinë e lëvizjes dhe uljen e tensioneve.

Sipas tij, dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është platformë për t’i zgjidhur çështjet e hapura midis Kosovës dhe Serbisë.

“Ne po fokusohemi për të evituar situata, siç është tash ajo në veri të Kosovës”, tha Stano, duke përsëritur se të gjithë duhet të punojnë në frymën e promovimit të dialogut./rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori