LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Qeverisë për naftën, Berjani: Do ta dërgojmë në gjykatë, të hetohen kompanitë që dyshohen për abuzim me çmime

Vendimi i Qeverisë për naftën, Berjani: Do ta dërgojmë në gjykatë, të hetohen kompanitë që dyshohen për abuzim me çmime

Vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për të caktuar marzhën maksimale të lejuar të shitjes me pakicë dhe shumicë të naftës, ka mbledhur me urgjencë Shoqatën e Naftëtarëve të Kosovës.

Kryetari Fadil Berjani në një prononcim për Telegrafin, tha se në shoqatë situata është shumë e tensionuar dhe se vendimin e ministrisë do ta dërgojnë në gjykatë.

“Dje në Kuvendin e Shoqatës ka qenë shumë e tensionuar situata dhe ka pasur kërkesa ekstreme. Është kërkuar që të mbyllen pikat e karburantit apo të protestohet me autocisterna para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Këto kërkesa nuk janë aprovuar, por kemi marrë vendim që t’i drejtohemi gjykatës”, deklaroi Berjani.


Caktohet marzha e fitimit për produktet e naftës
Lexo po ashtu Caktohet marzha e fitimit për produktet e naftës

Ai tutje tha se nga ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, ka kërkuar sqarim për këtë vendim dhe se pse naftëtarët nuk janë ftuar në diskutim para nxjerrjes së këtij vendimi. Sipas tij, arsyetimi i Hajdarit për vendimin është se disa kompani kanë abuzuar me çmime.

Ndaj, Berjani tha e konsideron të padrejtë që nga ky vendim të pësojnë 650 pika të karburantit, ndërsa kërkoi nga organet kompetente që të nisin hetimet për kompanitë që dyshohet se kanë abuzuar me çmimet.

“Kosova është treg i lirë dhe i hapur sipas Kushtetutës neni 10. Nuk ka nevojë të nxirren këso vendime që i dëmtojnë bizneset. Nëse ka kompani që abuzon me çmime duhet të merret Agjencioni i Konkurrencës dhe organet kompetente e jo të pësojnë 650 pika karburanti”, u shpreh tutje Berjani.

Ndryshe, sipas vendimit të MINT-it që u mor të mërkurën, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga monitorimi i rregulltë i tregut të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës si dhe raportin e Inspektoratit të Tregut lidhur me çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës, ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori