LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për kufizimin e mallrave nga Serbia, OEAK: Importet nga kompanitë me pronësi amerikane kanë rënë me rreth 40 për qind

Vendimi për kufizimin e mallrave nga Serbia, OEAK: Importet nga kompanitë me pronësi amerikane kanë rënë me rreth 40 për qind

Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) me anë të një reagimi publik kërkon urgjentisht nga Qeveria e Kosovës që të rishqyrtojë masat që kufizojnë importet nga Serbia, e të cilat pengojnë interesat komerciale të kompanive ndërkombëtare.

Sipas OEAK-ut, importet nga kompanitë me pronësi të konsiderueshme amerikane kanë rënë me rreth 40 për qind krahasuar me vitin 2022.


“Ndalimi, i cili synon Serbinë dhe produktet e importuara nga ky shtet, në fakt ndikojnë në masë të madhe në kompanitë ndërkombëtare. Shumë prej këtyre bizneseve, janë në pronësi të kompanive nga shtetet partnere, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë qenë shtylla kyçe në mbështetjen e trajektores së rritjes së Kosovës”, thekson OEAK-u, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, aty thuhet se importet e lidhura me kompanitë amerikane po pakësohen me një ritëm alarmues.

“Të dhënat zbulojnë një realitet të zymtë: importet e lidhura me kompanitë amerikane po pakësohen me një ritëm alarmues. Për më tepër, çdo pengesë për tregtinë, si ky ndalim, ka ndikuar pashmangshëm në rritjen e çmimeve të konsumit, duke rënduar më tej buxhetet e familjeve të Kosovës. Aq më tepër, në rrethana kur Kosova tashmë ka hequr ndalesën për importin e lëndëve të para dhe produkteve gjysmëfinale nga Serbia, është e pakuptimtë dhe ironike që të mbahet në fuqi masa e cila ndalon importin e mallrave që përbëjnë interesa komerciale ndërkombëtare”, vijon reagimi.

OEAK shton se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parakusht kryesor për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe se masat aktuale janë në kundërshtim me thirrjet e aleatëve ndërkombëtar.

“Oda Ekonomike Amerikane dëshiron të rikujtojë se ka mbajtur vazhdimisht qëndrime të ngjashme në të kaluarën sa herë që janë vendosur barriera në tregti nga Kosova ndaj importeve nga vendet fqinje. Gjithashtu, ne kemi shprehur shqetësimet tona ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor sa herë që ato vendosin barriera për eksportet e Kosovës”, shton OEAK.

Kurti: Kemi shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, sidomos transportin e mallrave
Lexo po ashtu Kurti: Kemi shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, sidomos transportin e mallrave

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parakusht kryesor për integrimin euroatlantik të Kosovës. Masat aktuale, për fat të keq, janë në kundërshtim me thirrjet e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët bëjnë thirrje për marrëdhënie harmonike rajonale. Prandaj, Oda Amerikane thekson se normalizimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i kapërcen interesat bilaterale. Është një strategji thelbësore për çimentimin e stabilitetit rajonal dhe për të çuar përpara ambiciet e integrimit evropian”, thuhet në reagim.

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon veprime të shpejta dhe vendimtare që sipas tyre do të mbështesin rritjen ekonomike, prosperitetin dhe harmoninë rajonale.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, më 14 qershor, ka marrë vendim për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Ky veprim pati ardhur pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Kryeministri Albin Kurti gjatë një konference për medie pati thënë se qëllimi i këtij vendimi është që të rritet kontrolli në kufij.

“Për arsye të sigurisë, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vinë nga Serbia, sidomos ato transportuese”, pati thënë Kurti.

Në katër komunat në veri të Kosovës, që nga data 26 maj ka pasur zhvillime të njëpasnjëshme, serbët protestuan dhunshëm për disa ditë, ku tentuan të hyjnë më forcë në objektet e komunave.

Grupe kriminale serbe sulmuan ushtarë të KFOR-it, policë dhe ekipe të medieve. Zhvillimet e fundit në veri kanë nxitur reagime të ashpra nga ndërkombëtarët të cilët edhe kërkuan nga Qeveria e Kosovës të ulin tensionet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center

"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave

Mirjeta Hajzeraj
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori