A mund ta paramendoni një vend që krizën ekonomike botërore nuk e ka ndjerë fare, derisa vendet tjera i numëronin miliarda dollarët e humbura në ekonominë e tyre.
Një vend që pagën mujore minimale e ka mbi 2,500 dollarë. Ku borxhi publik është në nivelin më të ulët të mundshëm dhe që me sukses implementon politikat e saja të emigracionit, transmeton Telegrafi.
Një vend që përqindjen e papunësisë e ka shumë të ulët, sistemin shëndetësor shumë efikas dhe që një sëmundje ngjitëse ka arritur plotësisht ta zhduk.
Megjithatë, zyrtarët e këtij vendi nuk kënaqen me kaq, ata janë duke punuar në zbulimin e ilaçit të sëmundjes së kancerit dhe shumë sëmundjeve tjera të rënda.
E ajo çfarë e bën këtë vend si në përralla, është fakti që shumicën e ditëve të vitit dielli është prezent madje edhe në muajt e dimrit ku temperaturat bien nën 10 gradë celsius.
Qytetet e këtij vendi janë të përkryera kurse fshatrat nuk i braktisin banorët, përkundrazi sa më shumë prej tyre kërkojnë me ngulm të investojnë dhe të bëjnë një jetë edhe më luksoze.
Bëhet fjalë për Australinë, që sot konsiderohet si ekonomia e 12 më e fuqishme në botë. Për plotë shtatë vite nuk ka pasur recesion, që i bie tri herë më gjatë sesa Gjermania. Ky vend me hapa të shpejt është duke u rritur.
Ekzistojnë disa arsye për rezultate të tilla pozitive, pasi që Australia është shumë e pasur me minerale në veçanti me hekur, e hiq më pak nuk ka as edhe gaz, ari, alumin, diamante e nikel. Dhe pavarësisht sesa larg e ka ekonominë evropiane dhe atë amerikane, ajo e ka afër atë të Azisë. Në Kinë, Indi dhe juglindje të Azisë, jeton gjysma e popullsisë së botës.
Kur 27 vite më parë në fillim të viteve të ’90-ta vendi u ballafaqua me recesion, autoritet e vendit nuk hezituan të bëjnë reforma. Një pjesë të shpenzimeve të sigurimit shëndetësor, pensioneve i ka bartur tek shtresa e mesme. Rezultatet?
Australia nuk është zhytur në borxhe, ka një demokraci të zhvilluar ku respektohet prona private dhe që për asnjë moment nuk lëkundet sundimi i ligjit. Korrupsioni dhe mitmarrja nuk janë mjet veprimi në politikë as biznes, kurse transparenca është një nga mjetet mbrojtëse të qeverisë së këtij vendi.
Për asnjë moment nuk ka problem me armë, nuk ka pasur luftë e as diktatorë në qeveri dhe nuk i ka ndërruar sistemet shoqërore “sikur të ishin çorape”. Australia gjithashtu ka një prej sistemeve më të mira të arsimit.
Natyrisht se Australia ka edhe anën tjetër të medaljes. Të gjithë ata që i kanë kaluar të ’60-at, vështirë arrijnë të gjejnë punë. Të papunët që jetojnë me një person që është i punësuar, nuk kanë të drejtë të kërkojnë mbështetje financiare nga shteti.
Sektori i teknologjisë informative, ajo e ndërtimtarisë, blegtorisë dita ditës janë duke shënuar rritje, dhe për këtë arsye është më lehtë të depërtohet dhe të gjejnë punë në këto fusha. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre