0Shares

KOSTT ka njoftuar se për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, – Nënstacionet” dhe ”Instalimi i Grupeve Matëse” me datë 09 Dhjetor (E Diele), nga ora 08:00 deri në 14:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit kV Theranda.

Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Sipas KOSTT-it, shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit për rehabilitimin e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)