LAJMI I FUNDIT:

Vendet në Evropë të ndara rreth përdorimit të vaksinës së AstraZeneca

Vendet në Evropë të ndara rreth përdorimit të vaksinës së AstraZeneca

Vendet evropiane janë shfaqur të ndara në përgjigjet e tyre ndaj shqetësimeve rreth vaksinës së AstraZeneca të premten, me Gjermaninë dhe Poloninë që vazhdojnë të përdorin vaksinën, ndërsa Bullgaria u bashkua me radhët e atyre që kanë ndaluar përkohësisht përdorimin e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn është nga ata që dolën në mbrojtje të vaksinës, duke kritikuar pezullimin e përdorimit të dozave të AstraZeneca në disa vende, duke thënë se “përfitimi … është shumë më i madh se rreziku”.


Gjithashtu, edhe kancelari austriak Sebastian Kurz gjithashtu u hodh në mbrojtje të AstraZeneca, duke thënë se ai synon të vaksinohet me vaksinën e saj kur të bëhet i kualifikuar.

“Pasi kaq shumë njerëz kanë shprehur shqetësime, unë do të lejoj të vaksinohem me AstraZeneca për të treguar se kam besim në këtë vaksinë”, citohet të ketë thënën ai gjatë një konference shtypi në Vjenë.

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme “për të ndryshuar mendjet” e Danimarkës dhe disa kombeve të tjera evropiane që kishin pezulluar më parë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pas raporteve të rasteve të rënda të mpiksjes së gjakut në njerëzit që e kishin marrë atë.

Por pasi u këshillua me ekspertë në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA), Spahn tha se ai mund të deklarojë me siguri se nuk kishte akumulim të dukshëm të rasteve të trombozave në lidhje me vaksinimin.

Rregullatori i ilaçeve i BE tha se ekspertët e tij po shqyrtojnë 30 raste të raportuara zyrtarisht të ngjarjeve tromboembolike dhe “do të komunikojnë më tej ndërsa përparon vlerësimi”.

Ndërkohë edhe zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë thënë se vendet nuk do të duhej të ndalonin së përdoruri vaksinën kundër COVID-19 të AstraZeneca, për shkak të frikës së shkakton mpiksjen e gjakut – pasi sipas tyre nuk ka ndonjë indikacion se mund të jetë e vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori