Shpesh bëhemi manjakë dhe mendojmë se paratë tona nuk janë të sigurta kurrë në bankë e mundohemi të gjejmë vende alternative për t’i ruajtur ato të sigurta.

Mirëpo, ka disa vende ku nuk është aspak e këshillueshme që t’i fshehim paratë, për shkak të rreziqeve të ndryshme që ato paraqesin.


Cilat janë këto vende? Po i rendisim më poshtë:

111 10 e1527768831162

1-Dysheku është vendi më i mirë për të fjetur, por jo për t’i fshehur paratë, sepse është vendi më tradicional ku njerëzit në epoka të ndryshme kanë fshehur paratë, pra vendi i parë që kontrollohet.

222 5

2-Mos i groposni paratë në kopshtin tuaj, sepse gjasat që komshiu t’iu shikojë në çdo orë të ditës janë të mëdha.

333 5

3-As qeset e rrobave apo ushqimeve nuk janë një vend i sigurt, madje këtu lekët mund të merren gabimisht.

444 2

4-Harrojini edhe çantat e vjetra bashkë me kuletat e vjetra, aty edhe mund të vidhen edhe mund të hidhen pa dashje në plehra nga mamaja juaj.

555 2 e1527768875644

5-Nëse mendoni se koshat e rrobave të palara janë vendi ideal, atëherë sapo keni dështuar me imagjinatën tuaj, ajo e hajdutit është para jush në këtë rast.

666 1

6-Mbrapa një kornize apo një pikture duket si vend tundues, por realisht është më tundues për hajdutët ose edhe thjesht vizitorët, imagjinoni një lëkundje të vogël dhe paratë dalin vetë.

777 1

7-Po ashtu mos fusni para në dollapë apo sirtarë, janë vendi i preferuar që fëmijët duan të gërmojnë dhe të luajnë.

888 2

8-Kutitë dhe kasafortat e vogla janë objekti ndodhsha më i pasigurt. Ajo është e vogël dhe nëse dikush kërkon të vjedhë e merr atë pa u menduar gjatë se çfarë ka brenda. /JOQ/