LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit binjakë thyen rekord, kultivuan kungullin gjigant që peshon sa një Ford Fiesta (Foto)

Vëllezërit binjakë thyen rekord, kultivuan kungullin gjigant që peshon sa një Ford Fiesta (Foto)

Stuart dhe Ian Paton thyen rekordin britanik, duke kultivuar një kungull gjigant që peshon sa një Ford Fiesta – 189 herë më i rëndë se një kungull normal.

Për vëllezërit 57-vjeçarë nga Lymington i Anglisë, nuk ishte aq e lehtë të kultivohej kjo perime me 1,104 kilogramë, meqë duhej të ujitej me afro 400 litra ujë në ditë, transmeton Telegrafi.


Pika kulmore e zhvillimit të rritjes, ishte kur shtoi 27 kilogramë për 24 orë. Me perimetër prej shtatë metrash, kungulli e ka ende bishtin e fortë sikurse ‘krahu i boksierit të kategorive të rënda’.

Kjo nuk është hera e parë, që këta binjakë britanikë po fitojnë nëpër gara. Në 40 vitet e fundit, ata kanë kultivuar pesë kunguj gjigant, njëri kishte peshë mbi 900 kilogramë. /Telegrafi/