LAJMI I FUNDIT:

Vëllai ther me thikë vëllain në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Vëllai ther me thikë vëllain në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka raportuar një rast në Prishtinë, ku vëllai ka ther me thikë vëllain, pas një zënke.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 21:04.


“Prishtinë 11.11.2022-21:04 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë”, thuhet në raport.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/