LAJMI I FUNDIT:

Veliçkovski merr pjesë në konferencën e NATO-s në Virginia

Veliçkovski merr pjesë në konferencën e NATO-s në Virginia

Shefi i shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski do të merr pjesë në konferencën e NATO-s të shefave të transformacionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ministrisë së mbrojtjes, konferenca mbahet një herë në vit në komandën e lartë të NATOs në Norkfolk të Virginia-së. Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të 28 vendeve anëtare të NATO-s dhe 23 kombet partnere, si edhe përfaqësues të institucioneve që lidhen me mbrojtje, kurse tema do të jetë transofrmimi i ushtrive dhe identifikimi i sferave të mëtutjeshme të bashkëpunimit të ndërsjellë./Telegrafi/