Amfiteatri i Liqenit Artificial të Tiranës do të hapet sot në mbrëmje përmes një spektakli fantastik e plot surpriza që ka rezervuar Bashkia e Tiranës për qytetarët.
Pak orë para përurimit, kryebashkiaku Veliaj ka publikuar në profilin e tij në Twitter një foto të tij në moshën 4-vjeçare ku shfaqet bashkë me të atin pikërisht në Amfiteatrin e Liqenit. “Herën e parë tek Amfiteatri i Liqenit kam qenë 4-vjeç me tim atë. Falë punës titanike të @aprtirana, sot rihapet më modern e më i bukur se kurrë. Mos mungo sonte & merr me vete fëmijët. Asnjëherë nuk i dihet se cili prej tyre do të frymëzohet që ta transformojë Tiranën nesër”, shkruan Veliaj në Twitter.
34 vjet më vonë, në detyrën e kryebashkiakut, Veliaj mori përsipër transformimin e tij nga një gërmallë dhe vend depozitimi mbeturinash, në një skenë teatrore në natyrë duke i rikthyer shkëlqimin e dikurshëm.
Prova e parë do të jetë mbrëmja e sotme, ku do të bëhet edhe hapja e tij përmes një feste që do të fillojë nën tingujt e Olen Cesarit. Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit. Po ashtu, nën dirigjimin e Noorman Widjaja, do të interpretojë Orkestra e RTSH, Banda e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit.
Kryeqyteti ka tashmë një tjetër skenë, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të Parkut të Liqenit Artificial në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City