LAJMI I FUNDIT:

Vehbi Kajtazi: Fajtori kryesor i fryrjes së listës së veteranëve është Agim Çeku

Vehbi Kajtazi: Fajtori kryesor i fryrjes së listës së veteranëve është Agim Çeku

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se ka qenë e pritshme që prokurori Elez Blakaj do të flasë për përjetimin e tij, punën, ndërhyrjet dhe për gjithçka që e ka shtyrë të dorëhiqet.

“E njoh personalisht, ka qenë prokuror i mirë dhe njeri i ndershëm, këto dy tipare i kam njohur te ai. E kam takuar para disa kohësh dhe ka qenë jashtëzakonisht i dëshpëruar. Biseduam në rrugë për pak minuta. Ai tha që shpejt do të shihen rezultate dhe tha se është i dëshpëruar me menaxhmentin, por do të flasim për të gjitha këto. Blakaj ka paralajmëruar se edhe mund të largohet nga Kosova, pasi që ka pas rastin më të madh që ka hetuar prokuroria vendore dhe ndërkombëtare sepse kemi pas të bëjmë me një armatë mashtruesish”, ka thënë Kajtazi, njofton Klan Kosova.


“Është i pashmangshëm presioni në një rast të tillë, si dhe kërcënimet dhe do të ishte e çuditshme sikur të mos kishte pasur presion dhe kërcënime sepse kemi të bëjmë me strukturë të njerëzve – veteranë të luftës që janë pjesë e pushtetit”.

Ai ka thënë se më e mirë do të ishte që Blakaj të qëndronte në detyrë dhe të mos largohej.

“Ai është dashur që të dilte në konferencë për shtyp, para prokurorisë dhe t’i thoshte të gjitha këto dhe t’i ftonte që të gjithë edhe kryeprokurorin që të dilte aty dhe t’ia thoshte në sy se prej kujt ka pasur presion”.

Për manipulimin e listës së veteranëve, Kajtazi, ka thënë se fajtori kryesor është komandanti i UÇK-së, Agim Ceku.

“Fajtori kryesor për gjithë këtë është Agim Ceku që ka nënshkruar me vetëdije të plotë duke e ditë se bëhet fjalë për mashtrim. Çeku vet me letrën e nënshkruar nga ai në shtator të vitit 1999 e ka dorëzuar një listë kur është bërë demilitarizimi i UÇK-së, ku bëhet fjalë për 17 mijë veteranë. Kjo dëshmon se ai njeri i ka prirë ose ka qenë në krye të një strukture të mirëorganizuar kriminale që vendit i shkakton dëme të jashtëzakonshme. Ka të atillë që gjithë jetën kanë qenë në Itali dhe kanë statusin e veteranit”.

Fryrja e listës sipas tij është bërë me marrëveshjen e partive politike në vend.

“Ka pas marrëveshje mes partive politike për t’i fryrë listat dhe këtë e ka thënë Kadri Veseli në Kuvend dhe Agim Çeku në prokurori. Një status i veteranit ka kushtuar deri në 3 mijë euro. 3 mijë euro janë paguar ryshfet për një status të veteranit dhe ka fakte për këtë. Nëse flitet për 19 mijë dhe llogaritet deri në 3 mijë euro e sheh përfitimin marramendës që kanë pas njerëzit e përfshirë në këtë proces”.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori