Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer nga lëndimi pas rreth një muaji jashtë fushave.  

Muriqi ishte mungesa e madhe e Kosovës në dy ndeshjet e fundit eliminatore për Euro 2020, ku Dardanët u mposhtë 2-1 nga Çekia dhe 4-0 nga Anglia.

Megjithatë, sulmuesi prizrenas pas rreth një muaji është rikthyer nga lëndimi që pësoi me klubin turk, Fenerbahce.

Të gjitha lajmet rreth Vedat Muriqit Të gjitha lajmet rreth Vedat Muriqit

25-vjeçari u rikthye në fushat e blerta gjatë barazimit 2-2 të Fenerbahces në udhëtim të Goztepe.

Rikthimi i Muriqit erdhi në minutën e 64-të pasi zëvendësoi mbrojtësin Mathias Jorgensen.

Me tu rikthyer nga lëndimi, ylli i Kosovës u tregua vendimtar pasi vetëm pas katër minutave asistoi me kokë tek goli i barazimit 2-2 i shënuar nga Garry Rodrigues.

Ky ishte asistimi i dytë këtë sezon për Muriqin, ndërsa ka të shënuara plot shtatë gola në Superligën e Turqisë deri tani këtë sezon. /Telegrafi/