LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi ‘heroi’ i Lazios – skuadra e tij vazhdon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Vedat Muriqi ‘heroi’ i Lazios – skuadra e tij vazhdon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Vedat Muriqi luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, ku kishte një paraqitje shumë të mirë.


Në pjesën e parë, Muriqi fillimisht që në rastin e parë qëlloi shtyllën në minutën e 14-të pas një goditje të mirë.

Shtatë minuta më vonë u ndal nga portieri Simone Colombi, edhe pse goditja ishte e fuqishme.

Pas këtyre rasti erdhi edhe goli i Lazios, kur shënoi Marco Parolo në minutën e 23-të. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Parma ishte më serioze, kur rrezikoi disa herë. Valentin Mihaila i barazoi shifrat në minutën  83-të të ndeshjes, duke shënuar për 1-1.

Por, në minutën e fundit të kohës së rregullt një goditje me kokë e Muriqit rezultoi me golin e fitores për Biancocelestët (2-1), edhe pse u regjistrua si autogol i portierit kundërshtar.

Lazio pas kësaj fitoreje kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori