Në shkrimin e saj kryesor gazeta e afërt me partinë e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, thekson se Shkupi ashtu siç ka njohur Kosovën, ashtu mundet ta tërheq vendimin e vet.

“Fatin e njëjtë e ka pasur Tajvani në vitin 1999 vendi i njohur nga Maqedonia, edhe përkundër kontestimit nga ana e Kinës. Por pas bllokadave të Kinës në Këshillin e Sigurimit, Maqedonia sërish vendosi marrëdhëniet me Kinën, duke tërhequr njohjen e Tajvanit si shtet. Ashtu që nëse Maqedonia nuk ka asnjë leverdi nga njohja që i bëri Kosovës dhe nëse vazhdojnë kërcënimet e njëpasnjëshme nga kosovarët dhe shqiptarët në Maqedoni me kushtëzime të ndryshme, atëherë Maqedonia ashtu siç kishte bërë njëzëri njohjen e Kosovës, ashtu mund të tërheq vendimin duke mos e njohur këtë vend fqinj”, shkruan “Veçer”. /INA/Telegrafi/