LAJMI I FUNDIT:

Vdiq Sim Wong Hoo – themeluesi i Creative dhe njeriu pas Sound Blaster

Vdiq Sim Wong Hoo – themeluesi i Creative dhe njeriu pas Sound Blaster

Ka vdekur Sim Wong Hoo, themeluesi, drejtori ekzekutiv dhe kryetari i Creative Technologies, këtë e ka konfirmuar edhe kompania e tij. Ai “u nda nga jeta në mënyrë paqësore më 4 janar 2023”, sipas një njoftimi për shtyp. Ai ishte 67 vjeç.

Nëse dëshironit të futni kufje ose altoparlantë që mund të bënin më shumë se “bloops” ose “bleeps”, ndoshta ju nevojitet një kartë zanore – dhe asnjë kartë e tillë nuk ishte aq e suksesshme sa Sound Blaster e Creative Labs. Ajo shiti mbi 400 milionë njësi që nga 30 vjetori i saj në 2019.


Kompania ishte gjithashtu një forcë e madhe në hapësirën e pajisjeve MP3 me linjën e saj të pajisjeve Creative Nomad dhe Zen dhe paditi me sukses Apple për iPod-in e saj, duke marrë një pagesë prej 93,775 milionë eurove (100 milionë dollarësh), raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

Vendosmëria e Sim-it e bëri atë një simbol të rrallë të suksesit të startup-eve në Singapor, pasi Creative u bë kompania e parë e Singaporit që u listua në bursën Nasdaq.

Drejtori ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Razer, Min-Liang Tan, i cili e ktheu Razer në një kompani të Singaporit, në profilin e tij në rrjetet sociale ai shkroi: “U trondita tepër kur dëgjova për vdekjen e Sim, themeluesit të @CreativeLabs këtë mëngjes”.

Duke shtuar: “Sapo e takova 2 javë më parë, ishte si në të gjitha takimet tona të zakonshme, biseduam për orë të tëra për teknologjinë dhe produktet audio. Do të më mungojë – bota e teknologjisë dhe Singapori ka humbur një legjendë”.

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori