LAJMI I FUNDIT:

Vdes regjisori Bekim Lumi

Vdes regjisori Bekim Lumi

Regjisori dhe profesori i Regjisë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Lajmin për vdekjen e regjisorit Bekim Lumi e ka dhënë kolegu dramaturgu Jeton Neziraj, përmes postimi në rrjetin social Facebook.


Lumi ka kohë që vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit. Para disa muajve kolegët e tij organizuan edhe një fushatë për t’i ndihmuar lidhur me shpenzimet për shërimin e tij.

Shfaqja e fundit e tij ishte “Arturo Ui”, më 14 qershor, në premierën e së cilës nuk mundi të ishte i pranishëm.

Lumi konsiderohej si një prej regjisorëve më të mirë shqiptarë. /Telegrafi/