LAJMI I FUNDIT:

Vdesin 23 dhe plagosen 11 minatorë në Pakistan

Vdesin 23 dhe plagosen 11 minatorë në Pakistan

Njëzetetre mintorë kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur në incidente të ndara në dy miniera të qymyrit në Pakistan, kanë thënë zyrtarët.

Drejtori për menaxhimin e fatkeqësive, Attaullah Khan ka thënë se një shpërthim ka ndodhur pas akumulimit të gazit të metanit në minierën në Marvar në provincën Baloçistan, që ka çuar në shembjen e minierës, duke lënë të bllokuar shumë punëtorë.


“Kemi nxjerrur 11 trupa”, ka thënë ai, duke shtuar se edhe pesë trupa të tjerë janë ende të bllokuar në minierë.

Miniera në Marvar gjendet 60 kilometra në lindje të Kuetas, kryeqytetit të Baloçistanit.

Jawaid Shahwani, zyrtar në Kueta, ka thënë se 16 nga 25 njerëzit që gjendeshin në minierë kanë vdekur, ndërkaq minatorët e shpëtuar janë dërguar në spital për shërim.

Ndërkaq, shtatë minatorë kanë vdekur në një minierë që ka kolapsuar në pothuajse të njëjtën mënyrë në Spin Carez.

Në Pakistan kanë ndodhur shumë fatkeqësi në miniera dhe masat e dobëta të sigurisë, shpesh është thënë se kanë qenë fajtorët që kanë çuar në fatkeqësi të tilla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori