LAJMI I FUNDIT:

Vdes njëri nga vëllezërit e plagosur në veri

Vdes njëri nga vëllezërit e plagosur në veri

Ka vdekur njëri nga vëllezërit Angjelkoviq nga Zveçani, si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri.

Kështu thonë burime të Kosovapress-it, sipas të cilave dy vëllezërit me mbiemrin Angjelkoviq, njëri student dhe tjetri nxënës i shkollës së mesme, janë plagosur rëndë me armë zjarri.


Njëri prej tyre është është dërguar në spitalin e Kragujevcit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate para kafeterisë së njohur ‘Trebjesa’ në Zveçan, ku dyshohet se incidentit i ka paraprirë një fjalosje mes disa të rinjve dhe viktimave.

Sipas burimeve, policia ka reaguar shpejtë dhe ka arritur të arrestojë dy të dyshuarit kryesorëP.P dhe Xh.S. të cilët po mbahen në polici, si dhe të konfiskojë dy armë të vogla.