LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person në Kamenicë, u vetaksidentua

Vdes një person në Kamenicë, u vetaksidentua
Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Shipashnicë e Epërme të Kamenicës.

Rasti ka ndodhur dje në mëngjes, ku viktima kishte humbur kontrollin ndaj veturës që e drejtonte duke u përplasur në murin e një shtëpie.


Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/