LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person në Entin Special të Shtimes, trupi i pajetë dërgohet për obduksion

Vdes një person në Entin Special të Shtimes, trupi i pajetë dërgohet për obduksion

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga Enti Special në Shtime është informuar se ka vdekur banori mashkull kosovar i cili ishte banor rezident i këtij enti.

Rasti ka ndodhur më 09.12.2022, në ora 08:20.


“Vdekje e dyshimtë. Nga Enti Special është informuar se  ka vdekur banori mashkull kosovar i cili ishte banor rezident i këtij enti. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/