LAJMI I FUNDIT:

Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Mushkërive në Pejë

Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Mushkërive në Pejë
Foto: Ilustrim

Sipas informatave të KMDLNj-së, në Spitalin Rajonal të Pejës, rreth orës 01:25 të së martës ka ndërruar jetë i burgosuri H.G. i lindur me 06.07.1943.

I burgosuri H.G. ka qenë i sëmurë rëndë dhe tërë kohën ka qëndruar në stacionarin e Burgut të Dubravës, ndërsa ka qëndruar edhe në Spitalin Rajonal në Pejë dhe QKUK – në Prishtinë.


KMDLNj thekson se H.G për një kohë ka pasur ndërprerje të vuajtjes së dënimit pas së cilës është kthyer në Burgun e Dubravës.

“I burgosuri H.G. është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë me 29.08.2017. Gjatë qëndrimit në Spital në Pejë pranë tij kanë qenë anëtarët e familjes dhe i është ofruar trajtim shëndetësor mirëpo nuk është evituar vdekja. Gjithashtu, duhet të theksohet se ka qenë në procedurë edhe një ndërprerje e vuajtjes së dënimit por se vdekja e të burgosurit H.G. nuk ka mundur të evitohet”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi ndonëse familja ka kërkuar që të mos bëhet autopsia por se Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve ka kërkuar që të respektohet ligji dhe të bëhet autopsia.

KMDLNj e ripërsërit qëndrimin që të dënuarit që janë të sëmurë dhe pa mundësi të shërohen duhet të lirohen me procedurë të përshpejtuar dhe raste të tilla ka ende në Burgun e Dubravës dhe burgjet tjera.

Nëse nuk ka mundësi të shërohen atëherë duhet t’iu mundësohet që ditët e fundit të jetës t’i kalojnë pranë familjarëve të tyre.

“Të drejtat e njeriut dhe humaniteti, në raste të caktuara duhet të jenë mbi Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Sikur në rastin konkret. KMDLNj i përkrahur nga KFOS do të vazhdojë monitorimin e të drejtave të personave të privuar nga liria me theks të veçantë në lobimin për realizimin e këtyre të drejtave dhe rritjen e përgjegjshmërisë të autoriteteve kosovare për respektimin e këtyre të drejtave si dhe sigurimin e transparencës më të madhe. Në këtë kontekst KMDLNj ka bashkëpunim shumë të mirë me Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrtektues të  Kosovës dhe Shërbimin Spitalor të Burgjeve”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori