LAJMI I FUNDIT:

Vdes një 42-vjeçar në Gjakovë – policia nis hetimet

Vdes një 42-vjeçar në Gjakovë – policia nis hetimet

Një 42-vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta këtë të shtunë në Gjakovë.

I njëjti rreth orës 08:30 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë për shkak të lëndimeve. Aty ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’. Rasti po trajtohet”, ka thënë Elezaj. /Telegrafi/