LAJMI I FUNDIT:

Vdes nëna e aktivistit të Vetëvendosjes që u vra në protesta

Vdes nëna e aktivistit të Vetëvendosjes që u vra në protesta

Ka vdekur sot Resmije Xheladini, nëna e aktivistit të VV-së, Arben Xheladini i cili u vra në protestat e 2007-tës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.


Në shkrimin e tij, Kurti, Resmijen e quan bujare, punëtore e patriote.

“Resmije Xheladini vdiq sot. Para se ta njihja si nëna e Arbenit, ajo ishte mësuesja e vëllaut tim dhe shoqja e mësueses sime.Bujare, punëtore, patriote. Pedagoge me prejardhje nga Bujanoci që me përkushtim të njëjtë dha mësim plot katër dekada. Ajo ka lënë shumë fëmijë pas. Jo vetëm fëmijët e vet.

Nëna është mësuese por edhe mësuesja është nënë. Sidomos mësuesja Resmije. Sidomos nëna Resmije.Kush e ka takuar e ka dashur. Kush e ka njohur s’e ka harruar.

Do të na mungojë shumë, të gjithëve. Do ta kujtojmë me mall, secili”, ka shkruar Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori