LAJMI I FUNDIT:

Vdes në aksident trafiku i dyshuari për zhdukjen e gazetarit saudit

Vdes në aksident trafiku i dyshuari për zhdukjen e gazetarit saudit

E përditshmja turke Hurriyet Daily News, raporton se njëri nga të dyshuarit në përfshirjen e zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, ka vdekur në “një aksident trafiku” në Riad.

Mashal Saad al-Bostani, 31-vjeç, kolonel në forcat ajrore saudite, ishte në mesin e 15-të të dyshuarve të cilët kishin shkuar dhe larguar nga Turqia më 2 tetor, kur edhe gazetari saudit kishte vizituar konsullatën saudite në Stamboll, dhe kurrë më nuk është parë, transmeton Telegrafi.


Nuk janë dhënë detaje për aksidentin ku ka humbur jetën Bostani në Riad, si dhe roli i tij në “vrasjen” e gazetarit saudit.

Kolumnisti i Hurriyet, Abdulkadir Selvi ka deklaruar se se konsulli i Arabisë Saudite në Stamboll, Mohammad al-Otaibi mund të jetë “i ekzekutuari i radhës”. /Telegrafi/