LAJMI I FUNDIT:

Vdes ish-kryetari i LDK-së në Pejë, Ymer Muhaxheri

Vdes ish-kryetari i LDK-së në Pejë, Ymer Muhaxheri

Ka vdekur ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, Ymer Muhaxheri, i cili njëherit është edhe axha i kryetarit aktual të kësaj komune, Gazmend Muhaxherit.

Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit, përmes një postimi në Facebook.


“Vdekja nuk është fjala e fundit, Axhë. Faleminderit për gjithçka!”, ka shkruar Muhaxheri.

Pas ndarjes nga jeta të profesor Ymer Muhaxheri, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram ngushëllimi.

“Me dhimbje mora lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Ymer Muhaxheri, kryetarit dhe themeluesit të degës së LDK-së në qytetin e Pejës.

Prof. Ymer Muhaxheri ishte një intelektual, patriot e veprimtar i çështjes kombëtare. Gjithë jetën e tij ia kushtoj arsimit dhe edukimit të gjeneratave të tëra. Ai si profesor i filozofisë, po ua trasonte rrugën e lirisë të rinjve që në vitet 90’ta, bashkë me të cilët u bënë bartësit kryesor në çlirimin e Kosovës.

Prof. Ymer Muhaxheri, kishte raport të veçantë me Presidentin historik, Ibrahim Rugova. Ai i ishte mësuesi i tij, e më pas, në vitet e rrugëtimit për liri e pavarësi ishte njeriu më i afërt i Presidentit Rugova në të gjitha proceset me rëndësi për vendin.

I urti i LDK-së, Prof. Ymer Muhaxheri, ishte kolos i dijes dhe i lirisë. Mbi katër dekada kontribuoi në arsim, e tërë jetën ishte në shërbim të vendit”, shkruan Abdixhiku.

“Prof. Ymer Muhaxheri, si kryetar i degës së LDK-së në qytetin e Pejës ka qenë afër të gjithë qytetarëve në çdo kohë e rrethanë. Ai kontribut të çmuar ka dhënë edhe pasluftës si deputet i Parlamentit të Kosovës.

Duke nderuar jetën dhe veprën e bujshme të prof. Ymer Muhaxherit ne nderojmë një pjesë të shndritshme të historisë sonë. Ai mbetet personalitet që ka lënë gjurmë të pashlyeshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Muhaxheri, kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të Pejës.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Abdixhiku në telegramin e ngushëllimit.

Ymer Muhaxheri ka udhëhequr LDK-në në vitet ’90-të në qytetin e Pejës, deri në “kuvendin e karrigeve” të kësaj partie më 2005.

Ndërkaq, ishte zgjedhur edhe deputet në periudhën e dytë legjislative të Kuvendit të Kosovës (23.11.2004 – 12.12.2007). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori