LAJMI I FUNDIT:

Vdes ikona e kinematografisë, Doris Day

Vdes ikona e kinematografisë, Doris Day

Aktorja e madhe amerikane, Doris Day, ka vdekur në moshën 97-vjeçare, në shtëpinë e saj në Kaliformi.


Aktorja që u shndërrua në legjendë me filmin e vitit 1953, “Calamity Jane”, në momentet e fundit ishte e rrethuar nga miqtë. Deri vonë gëzonte shëndet të mirë, derisa nuk u sëmurë nga pneumonia. Madje, edhe ditëlindjen e saj më 3 prill, siç u raportua, e festoi tërë javën me miq nëpër dreka jashtë qytetit.

Ikona e Hollivudit u paraqit për herë të fundit në publik në vitin 1989, ndërkaq intervistën e fundit e dha më 1994. /Telegrafi/