LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e Astrit Deharit, VV kërkon shkarkimin e ministres Dhurata Hoxha

Vdekja e Astrit Deharit, VV kërkon shkarkimin e ministres Dhurata Hoxha

Pas shkuarjes në pauzë, tashmë ka rifilluar seanca e Kuvendit të Kosovës me interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj rreth rastit të vdekjes së ish aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016.

Propozuesi i interpelancës, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, foli për mënyrën e vdekjes së Astrit Dehari, derisa tha se ai nuk vdiq nga medikamentet, siç deklaroi me nguti shefi i Policisë në Prizren, Nexhmi Hoxha.


Ai akuzoi shtetin e Kosovës se arrestoi një qytetar të pafajshëm, derisa, gënjeu kur u arrestua ai.

Kurti akuzoi edhe ish kryeprokurorin e Prizrenit, Sylë Hoxha për siç tha ai, konstatimin se Astriti ishte vetëvrarë ende pa u bërë e pa u kryer hetimet.

Kreu i VV-së ka kërkuar edhe nga Veseli që të tregoj se për çka e kishte fjalën kur vetëm pak ditë para vdekjes së astritit kishte deklaruar “kujdes së po e vrani vetën”.

“Mbi Astrit Deharin është kryer krimi prej ditës kur është arrestuar e deri atëherë kur vdiq me 5 nëntor. Atë ditë pra me 5 nëntor 2016 Astriti ngelet katër minuta e gjysmë në qelinë A3 të burgut të Prizrenit pasi që ishte gjetur aty, për katër minuta njeriu vdesë katër herë”, theksoi Kurti.

Kurti ka propozuar edhe një rezolutë për ta miratuar pas përfundimit të interpelancës.

“Pika e parë realizimi i pa vonesë i hetimit të pavarur ndërkombëtarë, si dhe bashkëpunimi pa pengesa nga institucionet ligjzbatuese të institucioneve të Kosovës. Pika e dytë, shkarkimi i menjëhershëm brenda PK-së përgjegjës për rastin në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të plotë dhe pa pengesa. Pika e tretë, shkarkimi i ministres në kabinetin qeveritar, Dhurata Hoxha si ministre nën udhëheqjen e së cilës dështoi përmbushja e detyrës zyrtare në lidhje me mbarëvajtjen e institucioneve korrektuese dhe pengën në hetime të pavarura”, tha Kurti. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori