LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e Adelës, nuk ka elemente të dyshimta!?

Vdekja e Adelës, nuk ka elemente të dyshimta!?

Vdekja e parakohshme dhe e papritur e gazetares Adelajda Xhamani është klasifikuar nga Policia si vdekje për shkaqe natyrore.

Mjekët ligjorë, që bënë autopsinë mëngjesin e së dielës, paraprakisht dyshojnë për një arrest kardiak.

Ndonëse raporti përfundimtar i mjekëve ligjorë pritet të dalë brenda dy javësh, nga analizat paraprake, nuk rezulton të jenë gjetur elementë të huaj në organizëm, që mund të kenë shkaktuar vdekjen e saj. Megjithatë, nisur nga fakti se ajo ishte shumë e re, vetëm 31 vjeç, rasti është diskutuar gjerësisht në mediat online, ku janë ngritur edhe hipoteza e dyshime rreth vdekjes së Adelës.


Adela ndërroi jetë mëngjesin e të dielës (Instagram)

Dyshimet u shtuan edhe më shumë dje, nga komentimi i një komunikate paraprake të Policisë, ku thuhej se, “dyshohet se vuante nga epilepsia”.

Të gjitha lajmet rreth vdekjes së Adelajda Xhamanit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth vdekjes së Adelajda Xhamanit

Megjithatë, në të njëjtën komunikatë, Policia e Tiranës thekson se po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes, shkak që përcaktohet vetëm nga mjekët ligjorë. Nga një keqinterpretim i njoftimit të Policisë, që është diçka formale dhe procedurë standarde në raste të tilla, shumë e quajtën të nxituar komunikatën, duke këmbëngulur se epilepsia nuk është vdekjeprurëse.

Në fakt, as Policia nuk tha këtë, por nga deklarimi që i ishte marrë shoqes së Adelës, e cila kishte shprehur dyshime për një sëmundje të tillë, paçka se nuk ishte diagnostikuar, është përmendur procedurialisht si një sëmundje e mundshme që ajo mund të kishte.

Përmendja e kësaj sëmundjeje, solli edhe reagimin e mjekëve. Një prej mjekeve të QSUT, duke përjashtuar kategorikisht epilepsinë, hodhi edhe dyshime se dikush tjetër mund të ishte shkaktar.

Burime nga grupi hetimor thanë se nga këqyrja e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Po ashtu, nga këqyrja e banesës nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë, që mund të ngrinte ndonjë pistë tjetër, veç asaj të vdekjes për shkaqe natyrore. /Panorama/

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Kalo në kategori