LAJMI I FUNDIT:

Vazhdonte të shikonte video në telefon edhe gjatë kalimit në rreth rrotullim (Video)

Vazhdonte të shikonte video në telefon edhe gjatë kalimit në rreth rrotullim (Video)

Shoferi i një veture është parë teksa shikonte video në telefon, derisa po priste të kalonte nëpër një rreth rrotullim në Laicester të Anglisë.

Makinat që ishin prapa këtij Peugeot 207, kanë pritur në radhë pasi nuk kalonte edhe kur e kishte rrugën e hapur, transmeton Telegrafi.


Madje, drejtuesi i makinës vazhdonte të lëvizte në trafik, pa e hequr nga dora pajisjen e zgjuar.

Raportohet se tashmë kanë nisur hetimet, megjithëse gjatë kësaj në këtë ndodhi nuk u shënua ndonjë aksident. /Telegrafi/