LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon verifikimi i afganëve të strehuar në Kosovë

Vazhdon verifikimi i afganëve të strehuar në Kosovë

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, tha të martën, se autoritetet amerikane po vazhdojnë verifikimin e afganëve të strehuar përkohësisht në Kosovë, para se t’u lejohet vendosja në Shtetet e Bashkuara, apo në ndonjë vend të tretë.

Zyrtari që foli me një grup gazetarësh tha se procesi i verifikimit merr kohë.


“Është një element thelbësor në politikën tonë që çdo afgan i cili hyn në Shtetet e Bashkuara nuk ka lënduar ndonjëherë dikë, nuk ka lënduar ndonjë tjetër afgan, ndonjë amerikan, ndonjë pjesëtarë të NATO-s. Kështu që procesi i verifikimit është shumë i hollësishëm dhe i lidhur me shumë agjenci qeveritare amerikane dhe ndonjëherë merr kohë të gjatë. Një gjë tjetër që bëhet për afganët që presin të hyjnë në SHBA është një testim i plotë shëndetësor bashkë me 14 vaksina që kërkohen nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve”, tha ai.

Sipas zyrtarit, deri tani nuk ka ndonjë afgan që nuk e ka kaluar procesin e verifikimit, ndërsa sa u takon testeve shëndetësore, disa prej tyre kanë rezultuar me tuberkuloz dhe do të duhet t’i nënshtrohen trajtimit mjekësor.

“Në rast se ndonjë nga shtetasit afganë nuk do të kalojë procesin e verifikimit, marrëveshja që kemi me qeverinë e Kosovës është se do të gjejmë një vend tjetër ku do t’i dërgojmë, pra nuk do të qëndrojnë në Kosovë”, tha ai.

Mbi një mijë e 300 shtetas afganë u strehuan në Kosovë që nga fundi i muajit gusht, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’i shpëtuar ata nga dhuna në Afganistan. shumica e tyre janë gra, fëmijë e pleq, familjarë të kontraktorëve që kanë punuar me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Zyrtari lartë amerikan tha se në Afganistan janë ende mbi 100 mijë njerëz që Shtetet e Bashkuara janë të interesuara t’i largojnë prej andej. Ai nuk dha ndonjë afat të saktë kohor se kur pritet të përfundojë ky proces, por tha se mund të vazhdojë disa vjet.

“Varet nga ajo se sa do të jemi të suksesshëm fillimisht në largimin e afganëve nga Afganistani, tash për tash kemi problem të madh me këtë gjë. Siç mund ta keni parë, ne nuk kemi pasur fluturime qe një kohë, nga një dhjetori i vitit të kaluar deri në fund të janarit të këtij viti kemi pasur vetëm dy fluturime dhe ato janë ndalur nga talebanët”.

Grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si Amnesty International, ka shprehur shqetësim për mungesën e transparencës në lidhje me statusin e qytetarëve afganë të strehuar në Kosovë.

Zyrtari amerikan tha se po punohet në drejtim të krijimit të qasjes së medieve në këtë kamp, por se nuk ka një përgjigje të saktë se kur do të ndodhë një gjë e tillë meqë, siç tha ai “duhet të merren një sërë vendimesh”.

Gati gjysma e të strehuarve në Kosovë janë larguar ndërkohë, me katër fluturime në periudha të ndryshme drejt Shteteve të Bashkuara./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori