LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon të mbetët pjesë e Shkëndijës, Totre: Nder dhe krenari të luaj për këtë fanellë

Vazhdon të mbetët pjesë e Shkëndijës, Totre: Nder dhe krenari të luaj për këtë fanellë

Mesfushori Ennur Totre do të vazhdoj të mbetet pjesë e Shkëndijës edhe për sezonin e ri garues 2023/24.

Klubi tetovar përmes një komunikate ka njoftuar se kanë arritur marrëveshjen me klubin e Vorskla Poltavas për ta mbajtur në radhët e veta edhe për një vit tjetër, Ennur Totren.

Ky i fundit te Shkëndija luajti si huazim në 6 muajt e fundit dhe kontrata i skadoi mbrëmë, ndërsa pas arritjes së akord mes palëve, Totre ka firmosur kontratë të re me kuqezinjtë deri në muajin gusht të vitit 2024 dhe e njëjta është federuar në organet e FFM-së.

“Shkëndija është shtëpia ime dhe për mua paraqet nder e krenari të luaj për këtë fanellë. Vlerësoj se kemi punë për të bërë, e duam klubin në nivele të larta ku ishim vite më parë, pse jo edhe më lartë dhe për këtë duhet shumë, shumë punë. E di, nuk do të jetë e lehtë, por me kënaqësi kam pranuar të jem këtu në këtë sezon të ri kur besoj se ne do të hedhim hapin e parë drejt ringritjes së Shkëndijës në kreun e futbollit vendorë”, është shprehur Ennur Totre.

Futbollisti tetovar është i dalur nga shkolla e futbollit Shkëndija dhe me ekipin e parë të kuqezinjëve debutoi si 17 vjeçar. Ai me fanellën e skuadrës tetovare ka luajtur për 7 sezone, ku ka fituar 3 tituj kampion dhe 2 trofe të Kupës.

Përveç se me Shkëndijën, Totre ka luajtur edhe me Tiranën në vitin 2021 ku u shpall kampion i Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë -  nokauton brutalisht Wilderin

Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë - nokauton brutalisht Wilderin

Boks
Terzic krenar me paraqitjen e futbollistëve të tij: Tani e di pse Reali ka fituar 15 Liga të Kampionëve

Terzic krenar me paraqitjen e futbollistëve të tij: Tani e di pse Reali ka fituar 15 Liga të Kampionëve

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Liga e Kampionëve
Don Carlo Ancelotti flet për triumfin në finale, tregon vështirësitë për menaxhimin e top yjeve të skuadrës

Don Carlo Ancelotti flet për triumfin në finale, tregon vështirësitë për menaxhimin e top yjeve të skuadrës

Liga e Kampionëve
Perez frikëson kundërshtarët: Sezonin tjetër luajmë për ta fituar të 16-tën

Perez frikëson kundërshtarët: Sezonin tjetër luajmë për ta fituar të 16-tën

Liga e Kampionëve
“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori