LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon të flitet se Cooper do ta fitojë Oskarin

Vazhdon të flitet se Cooper do ta fitojë Oskarin

Bradley Cooper është aktori protagonist në filmin “American Sniper” me regji të Clint Eastwood, ku portretizon Chris Kyle, një snajperist i ushtrisë amerikane i konsideruar si më vdekjeprurësi, të cilit zyrtarisht i njihen 160 vrasje, ndërsa jozyrtarisht flitet për 250 vrasje në misionet e tij në Irak.

Filmi ringjalli një debat në publikun amerikan për luftën dhe disa kritikë shkojnë përtej kur thonë se ai ndryshoi këndvështrimin e amerikanëve për luftën.


40-vjeçari Cooper ka qenë katër herë i nominuar për Oskar, por këtë vit shihet si pretendent për ta dërguar trofeun në shtëpi.

Në të njëjtin sondazh Reese Witherspoon shihet si favorite për çmimin për kategorinë e aktores protagoniste femër, ndërkohë që për meshkujt, pas Cooper, favorizohet Michael Keaton me rolin e tij në filmin “Birdman”. /TopChannel/Telegrafi/