LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kaq vota kanë marrë kandidatët e Vetëvendosjes

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kaq vota kanë marrë kandidatët e Vetëvendosjes

Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 në Shqipëri.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri në orën 09:00 janë numëruar 1,488 qendra të votimeve nga 5,199 sa janë në total.


Deri më tani, Partia Socialiste ka marr 204,584 vota apo 49.8 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike me 158,294 vota apo 38.53 për qind.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka 29,190 vota apo 7.11 për qind dhe Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Tom Doshi ka 7,879 vota apo 1.92 për qind.

Zgjedhjet në Shqipëri – PS prin me 49.8 për qind
Lexo po ashtu Zgjedhjet në Shqipëri – PS prin me 49.8 për qind

Në zgjedhjet e së dielës kanë qenë edhe tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani Boiken Abazi ka marrë 568 vota, Iljaz Shehu 102 dhe Kreshnik Merxhani 43.

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar kanë garuar 1,841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76 për qind ose 732 janë kandidate femra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori