Vazhdon ngërçi për kryeprokuror të shtetit

Një në prononcim për Telegrafin, Vllahiu ka thënë se në emër të presidentes Jahjaga flasin vetëm këshilltarët e saj të emëruar dhe të autorizuar nga vetë ajo.
“Në emër të Presidentes Jahjaga flasin vetëm këshilltarët e saj të emëruar dhe autorizuar nga ajo vet dhe jo zyrtarë të tjerë nga jashtë kabineti i saj. Pavarësisht deklarimeve të kujtdo qoftë, Presidentja Jahjaga ka afatet e përcaktuara me ligj dhe vepron mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, në cilindo rast. Presidentja Jahjaga ende po e shqyrton propozimin e pranuar në Zyrën e saj nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe opinioni publik do të njoftohet me vendimin e saj nga vetë Zyra e saj”, thuhet në përgjigjen e Vllahiut.
Ndryshe, Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa për drejtësi, në emisionin “Debat” në Klan Kosova e ka thënë se presidentja Atifete Jahjaga të premten do ta nënshkruajë emërimin e Aleksandër Lumezit si kryeprokuror i ri i Shtetit.
Emri i Aleksander Lumezit që një kohë të gjatë gjendet në tavolinën e presidentes e cila duhet ta dekretojë ose jo atë. /Telegrafi/



















































