LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare (Foto/ Video)

Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare (Foto/ Video)

Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare nga ana zyrarë të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe publike.

Qytetarë të ndryshëm po raportojnë çdo ditë se si zyrtarët shtetëror me vetura zyrtare po kalojnë vikendin në bregdetin shqiptar.


Ka edhe nga ata funksionarë që me vetura zyrtare, jashtë orarit të punës, shëtisin poshtë e lartë.

Një foto e dërguar nga një qytetar te “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, tregon një veturë zyrtare derisa ishte drejtuar Shqipërisë.

Vetura zyrtare drejt Shqipërisë

Qytetari thotë se vetura në fjalë po udhëtonte të dielën më 29.7.2018 në ora 9:00.

Në një rast tjetër, qytetari ka dërguar një video që pretendon se është bërë në Pejë, tregon veturën me targa zyrtare duka qarkulluar dhjetë minuta para mesnatës./Telegrafi/