LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Vazhdon gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën “Shënjestra-Fortesa” të PSP-së që e ndërmori në kompetenca dhe veprim të mëtutjeshëm Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në gjykimin e kaluar, Zoran Verushevski tha se refugjatët Nikolla Gruevski, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski posedojnë dokumentacion shumë më voluminoz nga ai që lideri i LSDM-së Zoran Zaev ia dorëzoi Orkurorisë Speciale Publike. Ish-agjenti potencoi se mandati i PSP-së nga ajo kohë e deri më sot është me qëllim të rrëzohet miti se ai dokumentacion është i prerë dhe montuar.

Rasti për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve “Shënjestra-Fortesa” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësja Zheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lençe Ristovska.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015, në mënyrë ilegale janë ndjekur 4.285 numra telefoni për të cilët fare nuk ishin dhënë urdhra gjyqësorë.

Komunikimi ishte ndjekur para se të lëshohen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhrave gjyqësorë të 1.541 numrave apo gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori