LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon aksioni për largimin e produkteve serbe me mbishkrimin ”Kosovë dhe Metohi”

Vazhdon aksioni për largimin e produkteve serbe me mbishkrimin ”Kosovë dhe Metohi”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se aksioni për largimin e mallrave me mbishkrimin “Kosova dhe Metohia”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosovo Rezoluta 1244”, po vazhdon në gjithë Prishtinën.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ahmeti  ka treguar se janë larguar edhe produktet e tjera që kishin për adresë ndonjë qytet tjetër e jo Republikën e Kosovës.

“Inspektorët e Rendit Komunal, për të tretën ditë me radhë, kanë vazhduar aksionin për largimin e mallrave të importuar nga Serbia që i drejtohen Kosovës si “Kosove dhe Metohi”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosove Rezoluta 1244”, si dhe me emërtime të tjera në kundërshtim me emrin kushtetues të shtetit tonë. Gjithashtu, janë larguar edhe mallrat që si adresë kanë një qytet të caktuar, e jo Republikën e Kosovës. Aksioni do të vazhdojë nëpër secilën pikë të shitjes brenda territorit të kryeqytetit”, ka përfunduar Ahmeti.