LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë punimet në kompleksin Linda Premium Residence

Linda Premium Residence është kompleksi banesor më i veçantë në Kosovë, i cili po jetësohet nga Al Trade Center.

Punimet në këtë kompleks po vazhdojnë në mënyrë që i tërë si kompleksi me të gjitha objektet e veta të përfundojë sa më shpejt.

Madje, shumë banorë veçse kanë filluar jetën e tyre të re në objektin “A” të kompleksit gjigant dhe po i shijojnë hapësirat gjelbëruese e ambientet tjera.

Përndryshe, në këtë kompleks do të vazhdojnë punimet edhe në objektet tjera  sipas planifikimeve, të cilat do të lidhen mes vete përmes urave lidhëse dhe brenda kompleksit në hapësirë e lira do të krijohet gjelbërim, lodra për fëmijë, hapësira për komunitetin, etj.

Përveç kushteve të mira të banimit, Linda Premium Residence do t’u ofrojë banorëve të vet edhe:

– Sistemin “Smart Home”
– Parking të mjaftueshëm
– Siguri me kamera 24/7
– Mjek e barnatore të lagjes
– Pishinë të brëndshme
– Fitnes, saunë & spa, etj.

Për më shumë informacione apo për të blerë një banesë tek Linda Premium Residence, kontaktoni:

0800 77 770 (pa pagesë), +383(0)49 606209 , +383(0)49 777 127+383(0)49 318 676, +383(0)44 976 777
info@altradecenter.com
www.altradecenter.com

Artikull i sponzorizuar